Aktualisht, tregtarët ofrojnë shumë sinjale tregtie. Gjithsesi, jo të gjitha këta sinjale janë efektive. Duke marrë në konsideratë këtë fakt, gjendemi përballë rastit në vijim: si të gjejmë sinjale pa pagesë ose komerciale që janë të besueshme dhe cilësore? Më poshtë ne do të trajtojmë faktorët që duhet të merren parasysh kur të zgjidhni sinjalet e duhura.

Faktori i parë ka të bëjë me shqyrtimin e markës. Marka luan një rol të rëndësishëm në blerjen e diçkaje. Ndaj, duhet që gjithmonë të kuptoni se kush po ju ofron që të blini sinjale komerciale (ose pa pagesë) tregtie. Është mirë që të jeni në kontakt me një shoqëri, veprimtaria e së cilës lidhet me analizimin e tregut, ose të gjeni një tregtar të besueshëm dhe me reputacion.

Shoqëritë dhe pothuajse të gjithë tregtarët me emër kanë fituar reputacion dhe ju mund të gjeni lehtësisht informacion rreth veprimtarisë së tyre në internet. Nëse merrni informacion prej tyre, keni më shumë mundësi që sinjalet t’ju vijnë në ndihmë. Gjithsesi, nëse nuk jeni të sigurt rreth besueshmërisë si sinjaleve, më mirë të mos i përdorni asnjëherë.

Shumica e brokerëve (komisionerëve të bursës) u ofrojnë tregtarëve sinjale kundrejt pagesës ose dhe pa pagesë, veçanërisht për konsultime individuale nëpërmjet menaxherëve personalë.

Vini re: nëse keni në plan që të blini sinjale komerciale të tregtisë, atëherë ju duhet fillimisht që të merrni sinjale pa pagesë për të krijuar besim në efikasitetin e tyre. Vetëm pas kësaj, vendosni nëse dëshironi të bëni një abonim ose jo. Rekomandohet që të mos blini sinjale pa testuar efikasitetin e tyre në një situatë reale.

Kur të përdorni një sistem tregtimi, është mirë që të kuptoni parimet e funksionimit të tij. Zakonisht, ata që ju ofrojnë sinjale tregtie janë të gatshëm që të ndajnë informacion me ju se ku bazohen. Ky informacion e bën ofertën më të besueshme. Nëse e dini që sistemi bazohet në vija dhe indikatorë të caktuar, rrjedhimisht, ju do të mund të mësoni, në mënyrë të pavarur, se si ti përdorni.

Para se të përdorni ndonjë sinjal tregtie, kontrollojini më parë. Sigurisht, ju nuk do mund të testoni efikasitetin e tyre për një kohë të gjatë pa paguar për të. Por, nëse keni paguar për një numër të caktuar sinjalesh, ne ju rekomandojmë që të mos i përdorni menjëherë. Do të ishte më mirë t’i testonit duke përdorur llogarinë tuaj demo. Nëse ato rezultojnë efektive, ju do të mund të nxirrni më shumë përfitime sesa keni shpenzuar për to. Nëse sinjalet rezultojnë joefektive, ju nuk do të shpenzoni para, të cilat do t’i kishit humbur nëse do t’i kishit depozituar në një llogari të vërtetë dhe përdorur për të tregtuar bazuar në parashikimin e ofruar nga këto sinjale.

LEAVE A REPLY