Puna në tregun e pakuotuar është një proces kompleks, e cila kërkon që tregtari të ketë njohuri dhe eksperiencë, të jetë në gjendje që të marrë vendime të shpejta dhe të ruajë vazhdimisht një gjendje të qëndrueshme psikologjike. Në mënyrë që tregtoni me sukses opsionet binare, ju nevojitet një strategji e mirë dhe pak kohë për të analizuar dhe përzgjedhur kohën optimale të skadencës së opsionit.
Avantazhi i tregut të opsioneve binare është se tregtari e kupton paraprakisht fitimin që do të marrë dhe humbjen që do të pësojë pas pak kohe. Nuk është e nevojshme që të ndiqni ndryshimet e mëtejshme të çmimeve dhe të bëni ndonjë veprim për të reduktuar rrezikun apo rritur fitimin potencial pasi keni blerë një opsion. Tregtarit i duhet vetëm të presë derisa koha e skadencës të mbarojë.
Kompleksiteti i procesit të fituarit të parave me opsione binare qëndron në getjen e momentit të duhur për të hyrë në treg dhe vendosjen e një kohe optimale se kur kontrata do të hyjë në fuqi. Në mënyrë që të lehtësohet në maksimum analiza dhe procesi i të bërit të parashikimeve të sakta, shumica e strategjive, metodave dhe ideve të tregtarëve automatizohen. Tregtarët dhe programuesit e softuerëve krijojnë sistematikisht programe, të cilat analizojnë në mënyrë të pavarur tregun, gjenerojnë sinjale tregtie dhe mund të bëjnë edhe marrëveshje.
Disa metoda për të qenë të suksesshëm në treg
Përdorimi i sistemeve të ekspertëve, konsulentëve dhe automatikë të tregut, filloi menjëherë pas futjes në treg të një programi relevant dhe pasi brokerët (komisionerët e bursës) miratuan përdorimin e robotëve në treg.
Tregtari mund të zgjedhë metodën më të përshtatshme të tregtimit, nga tre të aksesueshme:
- Tërësisht i pavarur, e cila nënkupton se anëtarët e tregut nuk nxiten nga mjetet analitike, por i bëjnë të gjitha marrëveshjet në mënyrë të pavarur. Disavantazhi i kësaj metode tregtimi qëndron në kohën e shumtë që i nevojitet tregtarit që të analizojë gjendjen dhe të marrë vendime. Avantazhi është se tregtari ka kontroll të plotë të procesit të punës së tij në treg;
- Përdorimi i konsulentëve. Zakonisht, ekspertët punojnë në dy mënyra: automatike dhe gjysmë- automatike. Në mënyrën gjysmë- automatike, tregtari merr njoftime mbi kohën e përshtatshme për të bërë marrëvëshje. Njoftime të tila merren me email, SMS, ose shfaqen në terminalin e tregtisë së tregtarit;
- Tregtimi automatik nënkupton zëvendësimin e plotë të tregtarit. Përdoruesi i një sistemi automatik thjesht duhet të hapë një llogari me një broker, të depozitojë para në të, të instalojë programin konsultues dhe ta vërë në përdorim. Eksperti analizon tregun dhe bën marrëveshje i pavarur.
Avantazhi kryesor i përdorimit të robotëve, me efikasitet, në tregtimin e opsioneve binare qëndron në faktin që ata mund të fitojnë para edhe për njerëzit të cilët kanë vështirësi në interpretimin e idesë së ofertës. Përdoruesi lirohet nga problemet dhe detyrat që lidhen me tregun financiar deri në atë pikë saqë ai nuk kontrollon veprimtarinë e konsulentit por, thjesht të kontrollojë depozitën e të tërheqë fitimin. Sigurisht, roboti mund të çojë deri në humbjen totale të depozitës së përdoruesit. Në mënyrë që kjo të mos ndodhë, duhet që të kuptoni të gjitha detajet e procedurës së vendimmarrjes që konsulenti ndjek, të bëni optimizime sistematike dhe të tërhiqni rregullisht fitimin tuaj.