Pikat në diagram, ku çmimi i një aseti ndryshon lëvizje, të cilat janë të lidhura nëpërmjet një drejtëze, përbëjnë nivelet kyçe. Kur çmimet bien ose rriten, disa tregtarë dalin nga tregu, duke forcuar një trend e disa të tjerë hyjnë në treg, duke dobësuar trendin aktual. Rënia e çmimit të një instrumenti financiar ngadalësohet gradualisht dhe ndalon në nivelin e mbështetjes, shkëputet prej tij dhe fillon rritjen. Nëse çmimi i një aseti është në rritje, herët apo vonë, do të vijë një moment kur kuotat ngrijnë në nivelin e qëndrueshmërisë dhe tërhiqen drejt shifrave më të qëndrueshme.

Formimi i niveleve kyçe

Vijat e mbështetjes dhe të qëndrueshmërisë formohen prej disa arsyesh. Çdo tregtar mund të kuptojë, me lehtësi dhe në një kohë të shkurtër, nivelet e rëndësishme duke ndjekur metodat e mëposhtme:

  • Identifikimi i niveleve bazuar në parametrat me rëndësi psikologjike. Tregtari duhet të përdorë çmime që janë afër pikave me zero. Për shembull, pikat që përdoren për të formuar nivelet kyçe mund të jenë kuotime me dy zero, të tilla si 14500.
  • Kërkimi për nivele kyçe bazuar në pikat e mbështetjes të një dite më parë. Ato mund të jenë ekstreme ditore të çmimit të një aseti. Llogaritja bëehet manualisht ose me ndihmën e një indikatori përkatës.
  • Gjetja e pikave në diagram, ku vija e çmimit të një aseti ka ndryshuar momentumin. Formimi i niveleve kyçe duke përdorur këto pika është i mundur për çdo kornizë kohore. Ata funksionojnë në mënyrë perfekte dhe i japin mundësinë tregtarit që të bëjë parashikime të sakta.

Pasi tregtari vendos mbi mënyrën më të përshtatshme të formimit të vijave të mbështetjes dhe të qëndrueshmërisë, ai duhet të dijë se si të shfrytëzojë saktë mundësitë që ata ofrojnë.

Përdorimi i niveleve kyçe në tregun e opsioneve binare

Në tregtimin e kontratave, preferohet që të përdoret metoda e formimit të niveleve kyçe, e cila nënkupton kërkimin për pikat maksimale dhe minimale që janë krijuar në diagram nga çmimi për një periudhë të caktuar. Kjo mënyrë është e lehtë për tu automatizuar, në mënyrë që tregtari të mos shpenzojë kohë për të bërë llogaritje. Vijat e qëndrueshmërisë dhe të mbështetjes përdoren në tregtimin e opsioneve Call/ Put dhe Touch/ No Touch.

Strategjia “Gardh” e tregtisë

Gjatë përdorimit të kësaj strategjie, tregtari duhet të presë për momentin kur çmimet të afrohen me nivelin kyç dhe pastaj të blejë një opsion përkatës. Për shembull, nëse çmimi i një aseti është pranë nivelit të mbështetjes, duhet blerë opsioni Call. Nëse çmimi ëshë pranë nivelit të qëndrueshmërisë, duhet blerë opsioni Put.

Mos harroni që nganjëherë çmimi i një instrumenti financiar nuk ndalon në nivelet kyçe. Ai i thyen këto nivele dhe ruan momentumin. Nëse tregtari vëren që çmimi është pranë pikës së rëndësishme dhe ritmi i lëvizjes së tij mbetet i lartë, atëherë ai nuk duhet të hyjë në treg.

Në momentet kur çmimi i një aseti është pranë nivelit të mbështetjes apo të qëndrueshmërisë ose, e kundërta, kur çmimi i një aseti ëshë shumë larg prej tyre, mund të përdoren për të blerë ospione të shkurtra Touch/ No Touch. Kur “demat dhe arinjtë” janë forcuar njëlloj, çmimi i një aseti nuk ndryshon dhe mbetet pranë nivelit të rëndësishëm, duke e prekur herë pas here. Kur çmimi është sërish pranë nivelit, tregtari mund të blejë opsionin Touch. Nëse çmimi shkëputet nga vija kyçe dhe lëviz drejt vijës së kundërt të kanalit, tregtari mund të blejë opsionin No Touch.

Një parametër i rëndësishëm për të tregtuar me sukses opsionet binare, duke përdorur strategjinë “Gardh”, është koha e skadencës. Konsiderohet optimale koha e cila është e barazvlefshme me periudhën e formimit të diagramës. Nëse tregtari përdor nivelet e mbështetjes dhe të qëndrueshmërisë të formuara në hapësirën kohore prej 5 minuta, koha e skadencës së kontratës nuk i tejkalon 15 minuta.

LEAVE A REPLY