Le t’i hedhim një sy indikatorëve të zakonshëm që përdoren nga shumë tregtarë për veprime të suksesshme. Për të ditur më mirë se si funksionojnë indikatorët dhe fushën ku ata përdoren, është e arsyeshme që të klasifikohen.

Indikatorët e trendëve

Këto lloj indikatorësh përdoren për të përcaktuar trendin. Ato janë të rëndësishëm pasi tregtimi i suksesshëm nënkupton ndjekjen e trendit. Për shembull, nëse trendi është rënës, është e arsyeshme që të tregtohet bazuar në supozimin se çmimet do të ulen më tej dhe e anasjellë. Indikatorët në vijim përdoren për të kuptuar gjendjen aktuale të tregut:

Indikatori “Bollinger”

Ky është një ndër indikatorët më të vjetër, i cili ka mbetur efikas deri më sot. Ai shfaqet shpesh në grafikët e çmimeve si tre indikatorë të paqëndrueshëm. Kur çmimi kalon indikatorin e sipërm, ajo nënkupton fillimin e trendit rritës. Kur çmimi bie nën indikatorin e poshtëm, ajo sinjalizon fillimin e trendit zbritës. Kur çmimi është në mes të grafikut, ajo nënkupton një treg “të qëndrueshëm”. Zakonisht, në këtë situatë, shumica e tregtarëve (përjashtuar ata që janë të specializuar në tregun “e qëndrueshëm”) nuk investojnë por presin për ndryshimin e çmimit.

Indikatori MACD

Ky indikator shfaqet në grafik në dy forma: si një indikator MACD në vetvete dhe si një histogram MACD. MACD shfaqet vetë në grafik dhe ngjason me indikatorin Bollinger. Histogrami MACD është një grafik më vetë, i përbërë nga vija vertikale me gjatësi të ndryshme e shtrihen mbi vijën horizontale dhe tregojnë një trend të caktuar. Sa më të gjata që të jenë vijat, aq më i fortë është një trend. Ky indikator është efikas për korniza të gjata kohore dhe, i predispozuar për gabime kur përdoret për korniza kohore pesë minutash. Kijeni parasysh këtë nëse përdorni histogramin MACD gjatë punës tuaj.

Indikatori “Ichimoku”

Në pamje të pare, ky indikator është shumë kompleks por, në të njëjtën kohë, është më i sakti. Struktura e Ichimoku përmban 5 vija, të cilat japin sinjale të ndryshme kur kryqëzohen. Sinjalet më të hasura janë “takimet e vijave” (të arta dhe të palëvizshme), të cilat krijohen kur vijat Tenkan dhe Kijun kryqëzohen. Hapësira midis Chinkou A dhe Chinkou B quhet “re”. Gjithashtu, si rregull, ky indikator shfaqet shpeshherë në grafik. Ndaj, kur vijat në grafik të korrespondojnë me vijat e indikatorit, kjo tregon shumë. Për më tepër, Ichimoku është një indikator “vetë-kontrollues”. Ai nënkupton se nëse shumë viza tregojnë të njëjtin sinjal, atëherë ia vlen që të blesh një opsion të caktuar. Zakonisht, ky indikator përdoret për korniza të mëdha kohore pasi detyra kryesore e indikatorit është të qartësojë trendin. Sa më i fortë të jetë trendi, aq më e thjeshtë do të jetë realizimi i detyrës.

Oscilatorët

Këto lloj indikatorësh janë të përshtatshëm për periudhat kur në treg nuk vihet re një trend mbizotërues. Në realitet, tregtarët e opsioneve binare fitojnë më shumë duke tregtuar “brenda një kanali” se sa tregtarët e tjerë. Për shembull, një tregtar i Forex e mendon gjithmonë se me sa pikë do të ndryshojë çmimi për të nxjerrë fitim. Ky informacion nuk i intereson një tregtari të opsioneve binare. Në mënyrë për të rritur përfitimet, ai thjesht duhet të dijë nëse çmimi do të ndryshojë me 2 apo 3 pikë më shumë ose më pak. Këtë informacion e merr pikërisht nëpërmjet oscilatorëve.

Indikatori “Stokastik”

Ky indikator ka qenë gjithmonë shumë i përdorshëm. Duke marrë në konsideratë faktin që Stokastik përdoret për të punuar “në kanal”, ky indikator shfaqet si një kanal i ngjashëm pasi ai përbëhet nga dy vija: vija e sipërme dhe ajo e poshtmja. Kur vija lëkundëse kalon mbi vijën e sipërme në grafik, ajo nënkupton që tregu është “mbiblerë”dhe pritet që çmimi të ulet. Kur vija lëkundëse zbret nën vijën e poshtme, ajo nënkupton që tregu është “mbishitur” dhe ka shumë gjasa që çmimi të rritet.

Ju lutem vini re që informacioni më sipër është i vërtetë vetëm nëse nuk ka trend të qartë në treg. Ne ju rekomandojmë që të ndiqni udhëzimet e Stokastik duke i kombinuar me indikatorët e trendit, të përmendur më poshtë.

Indikatori i Momentumit

Ky indikator është i përshtatshëm për një kanal çmimi. Indikatori “Momentum” mund të parashikojë gjendjen e ardhshme në treg dhe të tregojë ndryshimet e ardhshme në momentumin e çmimit. Ai funksionon bazuar në parimin në vijim: duke krahasuar çmimin aktual me çmimin e intervalit të mëparshëm kohor. Pas përfundimit të krahasimit, tregtari merr sinjale nga indikatori. Në mënyrë që të punoni me këtë indikator, ju duhet të shihni lëvizjen dhe drejtimin e vijave të tij. Nëse vijat e indikatorit ngrihen, ajo nënkupton që duhet të blini dhe, nëse vijat zbresin, duhet të shisni.

Indikatori “Momentum” sinjalizon momentin më të përshtatshëm për të hyrë në treg. Përfitimet janë më të mëdha nëse shisni në pikën maksimale dhe blini në pikën minimale. Ky indikator sjell në vëmendje indikatorin Stokastik por, shumica preferojnë atë Momentum sepse është më ilustrues dhe më i përshtatshëm.

LEAVE A REPLY