Copyop nuk është uebsajti juaj tipik i tregtimit të opsioneve binare dhe nuk do të jetë. Është paksa e vështirë për ta përshkruar sepse ngjason më shumë me llojin “ndiq uebsajtin lider” sesa një uebsajt i vërtetë për tregtimin e opsioneve binare. Më lehtë do ta krahasoja me një robot automatik tregtimi që ndjek aftësitë tregtuese të njerëzve krahasuar me analizën e asetit, siç bëjnë shumica e softuerëve automatik të tregtimit.
Uebsajti drejtohet nga e njëjta kompani që drejton uebsajtin më të madh botëror të tregtimit të opsioneve binare, Anyoption. Copyop është relativisht një faqe e re, e cila u lançua në vitin 2015. Ajo përfshin një mënyrë të re por të njohur të tregtimit të opsioneve binare që quhet “tregtimi social”, e cila në parim nënkupton se ju nuk i bëni vetë analizat teknike; ju thjesht imitoni çfarë tregtojnë tregtarët e tjerë me eksperiencë dhe vazhdimisht fitimprurës. Ju mund të kopjoni çfarë tregtojnë tregtarët e uebsajteve Copyop ose Anyoption. Ky është me të vërtetë brokeri i parë i tregtimit social të zhvilluar.
Njëlloj si dhe të gjithë platformat e tjera të tregtimit të opsioneve binare, edhe në Copyop ju do të dini dhe do të jeni në gjendje që të vlerësoni rrezikun para se të tregtoni. Ky është një nga avantazhet kur bëhet fjalë për tregtimin e opsioneve binare. Ka shumë ndryshime me, le të themi, FOREX, ku ju përballeni me rreziqe të pafundme, derisa të arrini në nivelin e ndalimit. Edhe pse kopjoni tregtimet e investitorëve të tjerë, sërish ju duhet që të vlerësoni rrezikun kundrejt shpërblimit në treg para se të veproni.
Siç dhe thamë, ngjason më shumë me një tregtar automatik sesa me një uebsajt të opsioneve binare, por ju prapë mund të vendosni vetë çfarë të tregtoni dhe të mos bëni gabime sepse faqja është krijuar që t’iu ndihmojë duke ecur në gjurmët e tregtarëve me eksperiencë. Ka shumë avantazhe dhe disavantazhe të qarta që e bëjnë këtë uebsajt të papërshtatshëm për të gjithë. Nëse po përpiqeni që të përfitoni nga aftësitë e tregtarëve të tjerë, atëherë nuk ka ndonjë dëm nëse provoni Copyop.