Ç’duhet të bëni për të tregtuar opsione binare me sukses? Në realitet, ju nevojiten të njëjtat gjëra si një tregtar që punon në një kurs të zakonshëm këmbimi. Përveç faktit që tregtimi i opsioneve binare është më i lehtë krahasuar me tregtimin e zakonshëm. Megjithatë, pyetja kryesore për një tregtar mbetet e njëjtë. Ai dëshiron të dijë trendin e çmimeve në të ardhmen e afërt.

Si mund ta llogaritni këtë dhe cilat metoda është mirë që të përdoren për të parashikuar lëvizjen e çmimeve? Para së gjithash, analiza e pavarur e tregut është mundësia më e mirë dhe më e besueshme, e cila bazohet në metodat e analizës themelore dhe teknike. Kur zotëron një nivel të lartë ndërgjegjësimi për tregun dhe di se përse gjërat ndodhin në një mënyrë dhe jo në tjetrën, ju do të mund të parashikoni tregun me një nivel të lartë saktësie. Gjithsesi, për të arritur një nivel të tillë ndërgjegjësimi, ju duhet që të shpenzoni shumë kohë duke mësuar dhe kuptuar parimet e funksionimit të tregut si dhe të shihni më nga afër veçoritë e asetit bazë që ju tregtoni, pavarësisht nëse janë ar apo aksione të “Apple”. Përpjekjet e juaja nuk do të shkojnë dëm. Shumë tregtar do të dëshironin një burim tjetër informacioni, i cili do t’u mundësonte atyre të nxirrnin konkluzione dhe të merrnin vendime lidhur me blerjen e opsioneve binare. Një nga këto burime janë sinjalet komerciale të tregtisë, të cilat do t’i shtjellojmë në vijim.

Sinjale pa pagesë ose komerciale?

Mund të dallosh me saktësi se cilat janë të mira dhe cilat jo. Faktori thelbësor është burimi nga ku e merr informacionin. Për këtë arsye, efikasiteti i sinjaleve kontrollohet së pari. Vetëm pas kësaj, ju mund të vendosni se cilat sinjale të përdorni.

Çfarë është një sinjal tregtie? Sigurisht, nuk është ndonjë lloj sinjali të cilit nuk i dihet origjina. Ai është një sinjal i sistemit të tregtimit. Të gjitha sistemet e tregtimit, të çfarëdolloj tregtari, japin sinjale të tilla herë pas here. Për shembull, nëse përdorni indikatorët dhe kur vijat kryqëzohen, kemi një sinjal tregtie, i cili sinjalizon që të blini një opsion binar. Nëse vendosni që të përdorni sinjalet e tregtisë nga sisteme të tjera të tregimit, përfshirë ato komercialë, kontrolloni nëse sistemi është vërtet efektiv.

LEAVE A REPLY